Ambasada e ShBA-së kërkon që sa më shpejt të përpilohet statuti i AKS-së

E publikuar: 04/04/2017 10:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës kërkon që sa më shpejt të fillojë puna për përpilimin e statutit të Asociacionit të komunave serbe.

Zëdhënësja e Ambasadës së SHBA-ve në Prishtinë, J. Michelle Schohn, ka thënë se Ambasada është në kontakt të vazhdueshëm me Qeverinë e Kosovës, përfaqësuesit e serbëve të Kosovës dhe të tjerët lidhur me Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

“Ne besojmë se ka ardhur koha që të gjitha palët e interesuara të lënë anash kundërshtimet personale politike dhe të fillojnë punën në përpilimin e statutit sa më parë që është e mundshme”, është shprehur Schohn për Arbresh.info.

Sipas saj, ka ardhur koha që të ndërpritet zvarritja dhe që të shkohet përpara për hir të të gjithë qytetarëve të Kosovës.