Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka bërë një paralajmërim rreth Programit të Vizave të Shumëllojshmërisë, program ky që është në kuadër të Lotarisë Amerikane.
Nga Ambasada kanë bërë thirrje që të bëhet kujdes ndaj mashtrimeve që bëhen nga persona që pretendojnë se mund të ndikojnë në rritjen e shanseve për përzgjedhje nga ky sistem i vizave amerikane.
Nga Ambasada amerikane sqarojnë se përzgjedhja në këtë program bëhet krejtësisht në mënyrë të rastësishme nga aplikimet që pranohen dhe s’ka kurrfarë tarife.
“Çdo individ ose shërbim që pretendon se mund të rrisë shanset tuaja për t’u përzgjedhur është i pandershëm. Përzgjedhja e DV-së kryhet krejtësisht në mënyrë të rastësishme nga hyrjet e pranueshme dhe NUK ka tarifë”, thuhet në njoftimin e Ambasadës