Ambasada e Italisë dënon sulmin në Zubin Potok: Ne qëndrojmë me Kosovën

E publikuar: 30/11/2024 11:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ambasada e Italisë ka dënuar sulmin e mbrëmshëm që ndodhi në Zubin Potok, duke thënë se qëndron krah Kosovës pas sulmit në kanalin e ujit të Ibër-Lepencit.

Në një reagim pas ambasadave të Gjermanisë dhe Francës, edhe ajo e Italisë ka kërkuar që përgjegjësit të vihen para drejtësisë.

“Italia dënon sulmin në kanalin e ujit në Zubin-Potok, i cili ka prekur furnizimin me ujë dhe ka rrezikuar shtëpitë. Ne qëndrojmë me Kosovën në përpjekjet e saj hetimore për të mbajtur përgjegjës ata që kryen këtë sulm të ulët”, ka thënë ambasada italiane.