Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar e ka konfirmuar se një anëtar i tyre është përfshirë në një aksident në Malet e Sharrit.
“Mund të konfirmojmë se një anëtar i Ambasadës Britanike është përfshirë në një aksident në malet e Sharrit. Ata aktualisht janë në trajtim mjekësor”, thuhet në njoftim.
Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës kishte njoftuar për nisjen e aksionit, për ta shpëtuar personin e aksidentuar.
Sipas njoftimit të ambasadës, ai është shpëtuar dhe është duke marr trajtim mjekësor.