Ambasada e Britanisë bën thirrje për formimin e shpejtë të Qeverisë

E publikuar: 26/12/2019 21:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka thënë se tani pas konstituimit të Kuvendit, votuesit e Kosovës meritojnë të kenë sa më shpejtë qeverinë për të cilën votuan me 6 tetor.

Kjo ambasadë përmes një shkrimi në Facebook thotë se pothuajse tre muaj që nga zgjedhjet parlamentare, formimi i një qeverie të re është vonuar.

“Ne mirëpresim konstituimin e Kuvendit të Kosovës dhe urojmë kryetarin e re, Glauk Konjufcën dhe zëvendëskryetarët e ri. Pothuajse tre muaj që nga zgjedhjet parlamentare, formimi i një qeverie të re është vonuar”.

“Tani që është konstituuar Kuvendi, votuesit e Kosovës meritojnë të kenë sa më shpejtë qeverinë për të cilën votuan me 6 tetor”.