Ambasada amerikane: Përpjekjet e VV-së për bllokimin e certifikimit të Srpska-s përçarëse, cenojnë stabilitetin dhe interesat e SHBA-së

E publikuar: 03/12/2025 10:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ambasada amerikane ka thënë se përpjekjet e Lëvizjes Vetëvendosje për të bllokuar certifikimin e Listës Srpska janë shkurtpamëse e përçarëse.

Reagimi i ambasadës vjen pasi dje Komisionit Qendror i Zgjedhjeve nuk e certifikoi Listën Srpska për zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Ambasada paralajmëroi se këto veprime dëmtojnë stabilitetin e Ksovoës dhe interesat e SHBA-së, përfshirë edhe rifillimin e dialogut strategjik që SHBA e pezulloi për shkak të veprimeve të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

“Përpjekjet e VV-së për të bllokuar certifikimin e Listës Serbe për të marrë pjesë në zgjedhjet e Kosovës janë shkurtpamëse dhe përçarëse. Të gjithë qytetarët e Kosovës duhet të jenë në gjendje të ushtrojnë të drejtat e tyre demokratike. Veprime të tilla dëmtojnë stabilitetin e Kosovës dhe interesat e SHBA-së, duke përfshirë rifillimin e dialogut tonë strategjik për të çuar përpara mundësitë për bizneset amerikane dhe të Kosovës.”