Ambasada Amerikane u banë thirrje deputetëve për seancë pa dhunë

E publikuar: 18/02/2016 21:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Përmes Televizionit Rrokum, Ambasada Amerikane u ka ba thirrje të gjitha palëve që në seancën e nesërme të Kuvendit me u përmbajtë nga përdorimi i dhunës.

Në nji përgjigje elektronike për Televizionin Rrokum, Ambasada Amerikane e ka çmue faktin që protesta asht mbajtë e qetë.

“Ambasada Amerikane e çmon faktin që protesta u mbajt e qetë dhe i fton palët me u përmbajtë nga dhuna gjatë seancës së parapame të Kuvendit në ditën e nesërme”.

Ndërsa e pyetun për gjuhën e kandidatit për President Hashim Thaçi ndaj protestuesve dje, Ambasada Amerikane deklaron se nuk ka qëndrim rreth asnji kandidati për President.

“Ambasada nuk ka qëndrim se kush duhet me u zgjedhë President. Ky asht vendim që duhen marrë përfaqësuesit e zgjedhun të popullit të Kosovës”, pëfundon përgjigjen Ambasada Amerikane.