Ambasada amerikane në Jerusalem ofron autobusë me qira për amerikanët që të largohen nga Izraeli

E publikuar: 22/03/2026 23:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ambasada e SHBA-së në Jerusalem po ofron autobusë të çertifikuar për në Aman, Jordani, duke filluar nga e hëna, ka raportuar BBC.

Ambasada thotë se shërbimi i autobusëve do t’u ofrohet qytetarëve amerikanë që kërkojnë të largohen nga Izraeli. Autobusët do të udhëtojnë për në Aeroportin Ndërkombëtar të Jordanisë, thuhet në njoftim.

“Nisjet janë aktualisht të disponueshme nga zona e Jerusalemit dhe zona e Tel Avivit. Udhëtarët janë përgjegjës për rezervimin e udhëtimit të tyre të mëtejshëm, duke përfshirë fluturimet nga aeroporti i Amanit”, thotë ambasada.