Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, po ofron mbështetje për filmin kosovar ‘’Zgjoi’’, me regji të Blerta Bashollit dhe rol kryesor të aktores Yllka Gashi.
Këtë e ka bërë të ditur duke shpërndarë përmes facebookut, një artikull ndërkombëtar të Associated Press, në të cilin shkruan për shpresën që ky film të hyjë në Akademinë e Çmimeve Oscars.
Madje ambasada amerikane në reagimin e tyre, kanë shkëputur një pjesë të artikullit ku shkruan specifikisht për gjasat e mëdha të Kosovës për t’u bërë pjesë e Oscars.
”Jo vetëm që [Hive] u bë filmi i parë në historinë e festivalit Sundance që fitoi tre çmimet më të mira në garën botërore të kinemasë, por tani ka një shans të madh për t’u bërë pretendenti i parë i Kosovës për Oskar në kategorinë më të mirë ndërkombëtare të filmit”.