Ditën e djeshme një numër i konsiderueshëm firma teknologjike të profilit të lartë publikuan raportet e tyre financiare për tre mujorin e tretë të 2017-ës.
Të ardhurat më të larta i kishte Amazon, me 43.7 miliard dollar, një rritje me 34% krahasuar me një vit më parë.
Në vendin e dytë vinte Alphabet Google me 27.8 miliard dollar të ardhurat dhe një rritje me 24%.
Vendi i tretë ishte për gjigandin e sistemit operativ Windows, Microsoft i cili shënoi 23.3 miliard dollar të ardhura dhe rritje me 13%.
Së fundit vinte Intel me 16.1 miliard dollar të ardhura dhe një rritje prej vetëm 2%. Për më tepër ju ftojmë të ndiqni infografikun. /PCWorld Albanian