Dani Alves shpjegon arsyen përse zgjodhi ta vijonte karrierën te Barcelona në momentin kur të gjithë besonin se do të largohej drejt një destinacioni të ri. Vetëm një ditë pas rinovimit të kontratës me kampionët e Europës, 32-vjecari doli në një konferencë për shtyp, ku u shpreh shumë i lumtur për vendimin që ka marrë.
“Unë luaj aty ku më duan. Zemra më tha se duhet të qëndroja te Barcelona dhe kështu veprova. Pata dyshimet e mia nëse duhej të rinovoja, por gjatë festimeve për triumfin në Champions e kuptova se tifozët më vlerësonin shumë.”
Alves kujtoi më tej se Lionel Messi i kishte kërkuar të mos largohej nga Barca.
“Unë dhe klubi kemi kërkuar të mbrojmë secili interesin e vet, por në fund arritëm marrëveshjen. Messi? Më kishte thënë më parë: Dani qëndro, ku do të jesh më mirë se këtu?”
Në lidhje me blerjen e Aleix Vidal, braziliani shprehet i kënaqur për këtë zgjedhje të klubit.
“Sigurisht që jam i lumtur për këtë blerje. Kur afrohen lojtarë që e bëjnë skuadrën më të fortë, është dicka shumë kompetitive. Aleix Vidal është pa dyshim një futbollist i madh.”/ss/