Alternativa e Mimoza Kusarit deklarohet për Draft-Rezolutën e pozitës

E publikuar: 08/10/2018 14:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Partia e Mimoza Kusarit përmes një njoftimi për media ka thënë se dokumenti i prezantuar nga pozita ka nevojë për diskutim më të gjerë dhe përmirësime substanciale.
Ata kanë ripërsëritur se presidenti Hashim Thaçi nuk mund ta përfaqësoj Kosovën në dialog me Serbinë, për shkak se siç thonë ata, të veprimet e tij të njëanshme, përcjell lajmi.net.

“Partitë në Qeveri duhet të kuptojnë se koncenzuesi nuk ndërtohet me veprime të njëanshme të tyre, por ai duhet të jetë produkt i një qëndrimi të përbashkët të gjitha partive politike parlamentare”.

Sipas tyre nëse kjo nuk arrihet ahere vendi duhet të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.

“Nëse kjo nuk mund të arrihet në këtë moment, atëherë vendi domosdo duhet të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme. Ne e ritheksojmë se, Kosova në dialog me Serbinë nuk mund të përfaqësohet nga Presidenti i Kosovës për arsye të dëmeve të deritashme të shkaktuara me veprimet e tij të njëanshme”, thuhet me tej në reagimin e Alternativës.

Alternativa bën thirrje që partitë politike të reflektojnë në nevojën e ndërtimit të koncenzusit me qëndrim të përbashkët për një proces të rëndësisë primare për shtetësinë e Kosovës.