Këta alpinistë profesionistë ecin të patrembur në telat që lidhin dy male. Në eventin Highline Extreme marrin pjesë disa alpinistë.
Telat e vendosur prej tyre në majën e malit Moleson qëndrojnë 2000 metra mbi nivelin e detit. Poshtë tyre shohin pamje të mrekullueshme të alpeve zviceriane.
25 alpinistë nga tetë vende të ndryshme do të konkurojnë deri më 11 shtator. Telat variojnë nga 45 deri në 495 metra.
Kjo është një metodë trajnimi për alpinistët që të përmirësojnë aftësinë e ekuilibrit.