Alonso: Chelsea duhet të jetë më konkret

E publikuar: 25/12/2017 07:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Marcos Alonso thotë se Chelsea duhet të përgjigjet pas barazimit pa gola ndaj Evertonit.

Chelsea lëshoi pikë të shtunën ndaj Evertonit përkundër 25 goditjeve, tetë prej të cilave ishin në portë.

Alonso u ka bërë thirrje bashkëlojtarëve që të jenë më syçelë para portës.

“Ne kemi pasur nevojë për ato tri pikë ndaj Evertonit, kështu që duhet të vazhdojmë”.

“Ne ishim pa fat. Performanca nuk ishte e mirë, ne dueht të jemi më klinikë”.

“Ne ishim të pafat para golit që nuk fituam edhe pse patëm raste”, deklaroi mbrojtësi i krahut.

Chelsea është praktikisht jashtë luftës për titull me plot 14 pikë prapa Chelseat në tabelë./Telegrafi/