Alma Lama: S’e votoj Demarkacionin

E publikuar: 13/12/2015 21:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në nji intervistë për Televizionin Rrokum, deputetja Alma Lama thotë se votimi i Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi, nuk ka me u vote nga nji pjesë e madhe nga partia e LDK’s.

E për marrëveshjëm e Asociacionit të Komunave Serbe pritet me u marrë vendimi i Gykatës Kushtetuese. E nëse ky vendim asht i favorshëm atëherë simbas Lamës, ka me u nënshkrue.

Por Lamës diskursi i tri partive opozitare asht i papranueshëm. Simbas saj, nuk asht logjike me u thanë se opozita janë ma patriot se pozita.

Ajo madje tregon se si dy taboret pozitë e opozitë e lanë vetëm, kur ajo ishte tue u marrë me çashtjen e islamit radikal.

Deputetja e Lidhjes Demokratike asht e gatshme me ju nënshtrue nji debati në Kuvend për kërkesat që i ka opozita, për me i pa gabimet që kanë mundë me u ba si për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe po ashtu edhe për Demarkacionin.

Nëse opozita kish me veprue në rrugën institucionale për këto kauza të veta që tash ma i ka, Lama tha se kish me gjetë përkrahje të madhe edhe nga deputetët e pozitës.

E vetëdijshme asht edhe deputetja Lama se demokracia me elementet e saja nuk po funksionon si duhet në vend, e për këtë tha se duhet me qenë kontributi i përbashkët.

Lama po ashtu ju bani thirrje opozitës që mos t’i luftojmë institucionet e Kosovës që u krijuen me shumë mund, si të ishin institucione të kohës së Serbisë.

Lama kërkoi nga opozitarët me heqë dorë nga veprimet e tyne të dhunshme, e me u kthye luftës opozitare brenda sallës së kuvendit.