Pasi e mbylly sezonin me tre trofe në futbollin italian, Massimiliano Allegri nis të mendojë për të ardhmen e Juventusit. Trajneri nga Livorno e nis me njeriun e momentit te bardhezinjtë, Alvaro Moratan.
“Është një djalosh i ri që ka nevojë të qëndrojë te Juventusi, të paktën edhe për një vit, pasi do të rritet më shumë.
Nga Morata, te Dybala, një tjetër talent i Juventusit, i menaxhuar mirë nga Allegri.
“Një trajner ka për detyrë të bëjë zgjedhjet. Dybala fillimsisht nuk ishte gati për të treguar atë që bër më pas. Jam i sigurtë që ka cilësitë për t’u përmirësuar më shumë.”
I pyetur për merkaton, Allegri tha se futbollistët në qarkullim që mund ta përmirësojnë Juventusin, janë pak, megjithatë duhet bërë cdo përpjrkje e mundshme për ta forcuar ekipin. Ndërsa për të ardhmen e tij shtoi:
“Te Juvja ndihem shumë mirë. Nisëm një cikël me 10 djem që kanë nëntën përpara në datën e lindjes dhe për të qëndruar në të njëjtin nivel me klubet e mëdha në Europë, duke parë diferencën ekonomike, duhet një shoqëri e organizuar, me njerëz shumë ët përgatitur. Shpresoj të qëndroj sa më gjatë.”
Për sezonin e ardhshëm objektivat janë të qartam nga titulli kampion në Serinë A te Champions League.
“Këtë sezon kemi qenë më lart, edhe pse nuk shkuan në finale të Championsit. Jemi përballur si të barabartë me më të mëdhenjtë e Europës. Pastaj janë shumë gjëra që kushtëzojnë sezonin. Shpresoj që sezonin e ardhshëm të jemi më të zotë dhe të kemi më shumë fat.” /supersport.al/