Massimiliano Allegri është shumë i lumtur me skuadrën e tij këtë edicion.
Trajneri i Juventusit Massimiliano Allegri tha se ky është një vit i jashtëzakonshëm për skuadrën e tij.
“Është një vit i madh për Juventusin. Kjo është një bazë e mirë që të bëhemi sërish një skuadër e madhe në futbollin evropian.
Kujtojmë se Juventus u kualifikua në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve pas 12 vitesh, pasi për herë të fundit e kishte bërë në edicionin 2002/03.