Trajneri i Juventusit ka analizuar momentin e bardhezinjve
Juventusi i Allegrit, pas shtatë fitoresh radhazi në kampionat, është vetëm tri pikë larg kreut të renditjes që mbahet nga Interi. “Fakti që do t’i luajmë ndeshjet e mëdha në shtëpi mund të jetë një avantazh, do të jenë vendimtare për të fituar titullin”.
Më pas e ka radhën Bayerni.
Do të jetë një ndeshje e bukur, nuk do të parkojmë autobusin para portës. Do të duhet të përgatitemi në mënyrën më të mirë për të bërë një paraqitje të madhe. Por Guardiola është ai që më ka bërë të vuajë më shumë, është i vetmi që ndryshon skuadrën në fushë gjatë ndeshjes. Vitrina ndërkombëtare është e rëndësishme, të shikon gjithë bota dhe duhet të jesh të paktën në 1/8-at e kompeticionit”, ka përfunduar Allegri.