Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri është i vetëdijshëm se nuk do ta ketë aspak të lehtë në ndeshjen e kthimit ndaj Monacos.
Juventusi arrti të shënoj ndaj Monacos, me rezultat 1:0, në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Massimiliano Allegri është i kënaqur me këtë fitore, por është i vetëdijshëm se nuk do ta ketë aspak të lehtë në ndeshjen e kthimit ndaj Monacos.
“Rezultati është i mirë. Tani ne kemi në dispozicion një avantazh të vogël, por loja e kthimi nuk do të jetë e lehtë. Unë jam gjithmonë optimist, por ne duhet të shënojm gol në Monaco”, tha Allegri, i cili lavdëroi kundërshtarin.