Massimiliano Allegri beson te fitorja ndaj Barcelonës në finalen e Championsit që do të zhvillohet në Berlin, 6 qershorin e ardhshëm. Një ditë pas kualifikimit historik në Santiago Bernabeu, trajneri i Juventusit foli për mediat italiane, teksa i bëri një përmbledhje sezonit të deritanishëm që kanë zhvilluar bardhezinjtë.
” Po zhvillojmë një sezon të shkëlqyer. Tashmë kemi përpara dy finale me një rëndësi shumë të madhe. Në këtë fazë të sezonit nuk na mbetet gjë tjetër vecse të ruajmë gjëndjen e mirë për të shkuar në finalen e Berlinit me formën maksimale. Të fitosh ndaj Barcelonës në një ndeshje të vetme është më e thjeshtë. Nëse do të luanim ndaj tyre dy takime atëherë misioni do të ishte shumë më i vështirë për ne”.
Në vijim të intervistës Allegri e pranoi se në momentin që mori drejtimin e Juventusit kurrë nuk e kishte menduar se do bardhezinjtë do të shkonin kaq larg.
” Në momentin që mberrita këtu kisha besim se mund të zhvillonim një sezon të jashtëzakonshëm, por kurrë nuk e imagjinoja se do të arrinim në këtë pikë që jemi sot. Ky vit do të jetë një histori bardhezi të cilin mund tua tregojmë fëmijëve tanë kur të plakemi”.
Në fund Allegri thuri elozhe për futbollistët ndërkohë që vlerësoi edhe trajnerin paraardhës Antonio Conte që sipas tij ka bërë një pune të shkëlqyer duke ndërtuar një skuadër shumë të fortë gjatë tre viteve që ishte pjesë e Juventusit./ss/