Moderatorja ka dy fëmijë, por ka preferuar mos t’i bëjë publik duke postuar rrallë foto me ta e ku nuk ja tregon fytyrën. Mirëpo sot për herë të parë Alketa ka vendosur t’i prezantojë fëmijët pasi ata kanë ardhur në Tv Klan për të ndjekur live “Në kurthin e Piter Pan”.
Alketa e nisi emisionin duke u shprehur se është hera e parë që ata vijnë ta ndjekin dhe u dërgoi një puthje. Kamera i kapi për pak sekonda Nicole dhe Lionelin teksa ata përshëndetën mamin e tyre. Alketa u shpreh se për shkak të punës në televizion nuk i kushton dot shumë kohë të vegjëlve e saj, por ajo i do shumë, ashtu siç do çdo fëmijë në Piter Pan./Xing.al





















