Alivanoset Flora Brovina

E publikuar: 08/10/2015 12:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputetja e PDK’së Flora Brovina është alivanosur në kuvend pasi opozita ka hedhur gaz lotsjellës në sallë. Kryeparlamentari pas kësaj ngjarje, e ka ftuar atë në takim. Ata dy janë parë duke dalë nga salla. Nuk dihet se pse ka ndodhur kjo ftesë.

Gazetarja e Express raporton se ekipet emergjente tashmë kanë ardhur në Kuvend për t’i ndihmuar deputetes. Ajo po trajtohet në ambientet e Kuvendit.

Edhe shumë deputetë të tjerë pësuan nga gazi i hedhur në sallën e mbledhjes së Kuvendit të Kosovës, pas të cilit seanca mbylli punët.