Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu ka thënë se Task-Forca e Gjelbër është një veprim tejet i rëndësishëm për Kosovën.
Kjo për arsyen siç e thote edhe vet ministri, ndihmon në përmirësimin e nivelit të ndotjes, njofton Klankosova.tv.
Më tutje Aliu shprehet se kundër çdo kundërvajtësi do të merren masa.
“Task-Forca është një veprim jashtëzakonisht i rëndësishëm në lidhje me vendin tonë”, tha Aliu në një konferencë për media.
“Pra Task-Forca e Gjelbër do të jetë një trup nga institucionet e ndryshme të Qeverisë së Republikës së Kosovës”.
“Kjo Task-Forcë po krijohet si një strukturë e veçantë dhe e përkohshme dhe do të merret me përmirësimin e nivelit të mbrojtjes, pra lumenjtë asaj për reduktimin e mbeturinave plastike, përmirësimin dhe menaxhimin e parqeve kombëtare dhe ndërmarrjen e veprimeve kundër degradimit mjedisor që rrjedh nga aktivitetet ilegale”.
“Do të merren masa kundër çdo degraduesi në vendin tonë”.