Aliu për këshilltarin e tij: Gjejeni një fakt të vetëm që Ramqaj lidhet me skandalin dhe ai do të shkarkohet

E publikuar: 03/06/2022 21:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka deklaruar se nuk ka asnjë fakt që e lidhë Florent Ramqajn me skandalin e publikuar nga Gazeta Nacionale.

Ai ka shtuar se nëse publikohet ndonjë fakt që ai është i lidhur me skandalin do të shkarkohet.

“Nëse keni ndonjë fakt të vetëm, që Florent Ramqaj ose njëri prej këshilltarëve është I përfshirë në skandalë, atëherë ai do të shkarkohet, dhe kjo e dëshmon se neve dëshirojnë të na etiketojnë si “ata”, pra ne nuk jemi si ata dhe dallojmë shumë prej tyre”, ka thënë Aliu në Pressing.