Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka folur për linjën hekurudhore Fushë Kosovë – Mitrovicë
Aliu ka thënë që rehabilitimi i linjës hekurudhore nga Fushë Kosova e deri në Mitrovicë, po bëhet dhe i paraprinë zhvillimit ekonomik si dhe i “shërben ndërlidhjes më të mirë të Kosovës me rajonin dhe me Evropën”.
“34.4 km të transportit hekurudhor do të rehabilitohen, për të qenë moderne dhe konkurruese”, u shpreh ai.
Ai ka thënë se projekti do t’i kontribuojë zhvillimit ekonomik e social, hapjes së vendeve të reja të punës, avancimit të bashkëpunimit ndër fqinjësor, si dhe afrimit edhe më tepër me shtetet e Bashkimit Evropian.
“Linja hekurudhore Fushë Kosovë – Mitrovicë po bëhet. 34.4 km të transportit hekurudhor do të rehabilitohen, për të qenë moderne dhe konkurruese. Rehabilitimi i linjës hekurudhore nga Fushë Kosova e deri në Mitrovicë, i paraprinë zhvillimit ekonomik si dhe i shërben ndërlidhjes më të mirë të Kosovës me rajonin dhe me Evropën. Projekti do t’i kontribuojë zhvillimit ekonomik e social, hapjes së vendeve të reja të punës, avancimit të bashkëpunimit ndër fqinjësor, si dhe afrimit edhe më tepër me shtetet e Bashkimit Evropian”, u shpreh ai.
Tutje tha se kjo lidhje hekurudhore do të rezultojë në përmirësim të kapacitetit hekurudhor, si për udhëtarë po ashtu edhe për mallra, dhe në përmirësim të dukshëm edhe të kohës së udhëtimit.
“Në këtë linjë do të zhvillohet qarkullimi i trenave me një shpejtësi prej 80 km/h deri në 120 km/h. E po kaq e rëndësishme, kjo lidhje do të operojë me emetime të zvogëluara të gazrave serrë dhe të dioksidit të karbonit”, theksoi ai.
“Falënderoj Bashkimin Evropian, në veçanti Komisionin Evropian për mbështetjen e vazhdueshme për financimin e rehabilitimit të linjës hekurudhore të 10-të. Linja 10-të do t’i sjellë qytetarët e Kosovës edhe më pranë BE-së dhe do të shërbejë si një nxitje më e madhe për ekonominë e Kosovës”, ka shkruar Aliu në llogarinë e tij në Facebook./Telegrafi/