Ky është momenti kur një aligator të cilin e kishin lidhur policët dhe po e largonin me veturë nga një zonë e banuar, godet me bisht në kokë njërin nga policët, i cili rrëzohet në tokë pa vetëdije.
Reptili dy metra e gjysmë që kishte gojën dhe këmbët e lidhura, por derisa po e fusnin në pjesën e pasme të një veture filloi të lëviz me bishtin e fuqishëm me të cilin i goditi edhe zyrtarët e tjerë policorë, transmeton Telegrafi.
Por, më së keqi e pësoi ai që ishte më së afërmi që e goditi në fytyrë dhe nga goditja e madhe u rrëzua në tokë dhe për disa sekonda humbi vetëdijen.
Ngjarja e pazakontë është filmuar në Ocoee të Floridës, ndërsa policët që u lënduan nga “orvatjet” e aligatorit që tentonte të lirohej nga litarët, kurrë më nuk do t’i afrohen një reptili pa qenë të sigurt që edhe bishti i tij të jetë i lidhur disi. /Telegrafi/