Pyetja që stërmundon studiuesit e hapësirës është: jemi të vetëm apo ka forma të tjera inteligjente në univers?
Teoritë në lidhje me këtë janë të shumta e të larmishme. Disa janë më të besueshme, të tjera duken të pamundura, siç ishte rasti i asaj të paraqitur një vit më parë nga një grup studiuesish që pretendojnë se njerëzimi po vrojtohet nga alienët.
Një e re po qarkullon së fundmi. Ajo është vepër e shkencëtarëve Adam Frank dhe Ëoodruff Sullivan, shkencëtarë në Universitetin e Uashingtonit.
Ata thonë se alienët kanë ekzistuar në univers, por njerëzimi nuk do të vihet kurrë në kontakt me ta sepse janë zhdukur që të gjithë.
Argumenti më i fortë që mbështesin këtë teori dy studiuesit është ai që niset nga vrojtimi i yjeve dhe sistemeve yjore.
“Një e pesta e sistemve yjore që ne kemi vrojtuar, kanë planete që orbitojnë në atë që njihet si zona e jetës. Pra në gjithë këtë hapësirë, ka më mijëra planete që mundësojnë jetën”, thonë ata.
E me këtë dendësi planetesh jetë-mbajtëse, shkencëtarët thonë se është e pamundur që nëse do të kishte një formë inteligjente jashtëtokësore, nuk do të kishim pikasur qoftë edhe një gjurmë të saj.
/ Top Channel