Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka ushtruar të drejtën e tij të votës në Zajaz të Kërçovës, në vendin e tij të lindjes.
Ai tha se këto zgjedhje kanë një rëndësi të veçantë andaj uron që i gjithë procesi të shkojë sa më mirë, raporton KosovaPress.
“Uroj që të jenë më së miri, sepse zgjedhjet dhe standardi që ushtrohet në zgjedhje janë pasqyra e vetë shtetit. Është shkalla që arrihet në demokraci dhe mbi të gjitha uroj që të gjithë me përkushtim të punojnë sot, që të kemi një proces të drejtë”, tha ai
Maqedonia e Veriut sot po mban zgjedhjet lokale në të cilat qytetarët zgjedhin kryetarët e komunave dhe asamblistët e kuvendeve komunale.



















