Ali Ahmeti thirret urgjentisht në ambasadën e Amerikës

E publikuar: 03/04/2016 17:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Analisti dhe gazetari Branko Geroski në kolumnën e tij javore për portalin PlusInfo.mk ka treguar një informacion të tij besueshëm për tërheqjen e ministrave të BDI-së nga qeveria.

Geroski mes tjerash i kritikon analistët që morrën guximin për të komentuar gjendjen në BDI pas tërheqjes, transmeton Telegrafi Maqedoni.”Të enjten rreth mesnatës morra një informacion shumë të besueshëm që integristët kanë qenë të thirrur në ambasadën e SHBA-ve për të kuptuar se çka do të thotë ky ekskurzion i tyre i cili u organizua pa dijeninë e ambasadës amerikane në Maqedoni, por me amin të Gruevskit të cilit Ali Ahmeti do t’i jetë i besueshëm deri në vdekjen e tij politike. Pas kësaj, normalisht, BDI filloi me gënjeshtra që në fund kjo lëvizje u pagëzua si ”freskim të ekipit”’ thotë gazetari Branko Geroski.