Ali Ahmeti s’merr pjesë në inaugurimin e Hashim Thaçit

E publikuar: 06/04/2016 22:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ali Ahmeti, kryetar i partisë shqiptare në pushtet në Maqedoni, Bashkimit Demokratik për Integrim, ka anuluar pjesëmarrjen në inaugurimin e kryetarit në ardhje të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, njoftoi Alsat-M.

Ahmeti, sipas televizionit të Shkupit, këtë anulim e bën për shkak të problemeve të brendshme në Maqedoni, ku ende nuk dihet se a do të mbahen zgjedhjet e parakohshme më 5 qershor,

Inaugurimi i presidentit të ri të Kosovës do të mbahet të premten, më 8 prill, në ora 11 në sheshin ”Skënderbeu” në Prishtinë.