Ali Ahmeti: Muhamet Krasniqi me tha “po digjemi të gjallë” (Video)

E publikuar: 14/05/2015 22:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i BDI’së Ali Ahmeti ka treguar se si është kontaktuar nga pjesëtar të Grupit të Armatosur derisa po vazhdonte lufta në Kumanovë.

Tha se një person i prezantuar si Muhamet Krasniqi i ka thënë se një pjesëtar i këtij grupi është vetëvrarë.

“O aman se u dogjëm të gjallë tani…e pyetëm si e ke emrin, tha Muhamet. Cili Muhamet, tha Muhamet Krasniqi. Sa vetë jeni mbrenda : Tha jemi katër vetë. A ka të vrarë: Tha ka të vrarë katër dhe një është i vetëvrarë”, tha Ahmeti për AlsatM.

Ali Ahmeti nuk e di se a ka civilë të vrarë në Kumanovë (Video)

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti thotë se nuk e di dhe nuk e kupton atë që ndodhi së fundi në Kumanovë. Tha se nuk e di se a ka civilë të vrarë.

“Nuk e di dhe nuk mund ta kuptoj”, tha ai në një intervistë për televizionin AlsatM.

Tha se nuk ka informacione për civilë të vrarë.

“Dëmi material edhe kompensohet por jetët e njerëzve nuk kthehen Në ketë tragjedi është një moment që edhe më lehtëson, që nuk pësoi asnjë civil, së paku nga informatat e deritashme që i kam”, tha ai.


Ali Ahmeti ka thënë se ka pasur informata për lëvizjet që është duke i bërë UCK. Ai madje ka thënë se ka biseduar me ta dhe u ka thënë se mos ta bëjnë trazira.

“..ne kemi pasur dijeni se ka pasur disa lëvizje. Është një e pa vërtet me madhe nëse unë them se ata nuk i kam njohur. Kemi biseduar me ta që mos të hynë në këso gjera. Ju kemi thënë se të zbarohet marrëveshja e Ohrit dhe se nuk është qëllim i askujt ndarja e Maqedonisë”, ka thënë ai.

Ahmeti ka thënë se takimet e fundit i ka pasur para dy jave.