Në takimet mes katër liderëve politikë të Maqedonisë nuk asht kërkue e as nuk asht diskutue që shqiptarët me marrë Presidentin, Kryetarin e Parlamentit apo Kryeministrin e Maqedonisë.
Kështu pohoi kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, tue theksue se nuk asht ky momenti i duhun politik për me ba kërkesa të tilla, – transmeton Rrokum.
Megjithatë, Ahmeti tha se nji kërkesë e tillë asht hedhë për diskutim në platformën e Kongresit të Dytë të Bashkimit Demokratik për Integrim, por ajo nuk asht formalizue asnjiherë në formën e kërkesës politike të BDI’s apo të bllokut shqiptar në përgjithësi.
Sa i takon ngjarjeve të 9 dhe 10 Majit në Kumanovë, Ahmeti tha se kërkohet nji analizë e thellë dhe e gjithanshme e nuk duhet me u ngutë me konkluzione, por ai insistoi në nevojën e nji hetimi kompleks për me zbardhë të vërtetën
Aq njerëz sa njoh në vendin tim, po aq njoh edhe në Kosovë, – tha Ahmeti, tu’ u përgjigjë në pyetjen se i ka njoftë ai protagonsitët kosovarë të ngjarjeve në Kumanovë. Sepse mes Kosovës dhe Maqedonisë nuk ka Mur Berlini, – citon Rrokum Ali Ahmetin.
Gjatë nji interviste për emisionin Kapital në Vizion Plus, Ahmeti u tregue shumë i rezervuem për me folë në lidhje me ngjarjet në Kumanovë, sepse si tha ai, – çkado që mundem me thanë, mundet me u marrë si tendencioze.
Ahmeti ka folë edhe për marrëveshjen politike që pritet me u arritë gjatë javës së ardhshme në mes liderëve politikë në Maqedoni. Ai tha se pamvarsisht asja çka mundet me u arritë mes 4 liderëve, Marrëveshja e Ohrit ka me vazhdue me qenë thelbi i avancimit të çashtjes shqiptare në Maqedoni. Madje, – tha Ahmeti, – asht parapa që njana prej pikave të marrëveshjes së javës së ardhshme, me qenë pikërisht zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit.
Tue folë për marrëdhaniet mes shqiptarëve dhe serbëve, Ahmeti tha se tash asht koha për me pa kah e ardhmja.
Shqiptarët nuk bajnë e as nuk duhet me ba projekte për hakmarrje, – tha Ali Ahmeti. Njerëzit që janë masakrue para 100 vjetësh kanë vdeke, kanë ikë me ata plagë. Na duhet me mendue për pajtim. Nuk duhet me hapë plagë të tjera.