Ali Ahmeti me bashkëpunëtorë priten në Comodita

E publikuar: 02/09/2023 14:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Delegacioni i lartë i politikanëve shqiptarë, me në krye Ali Ahmetin, ka arritur në ambientet e fabrikës Comodita.

Ata janë pritur nga pronari i Devolli Corporation, Shkëlqim Devolli si dhe drejtuesit dhe stafi i fabrikës, njofton KlanKosova.tv.

Pjesë e kësaj vizite janë edhe kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi si dhe ministra të tjerë shqiptarë të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut.