Ali Ahmeti komenton deklaratën e Lavrov për Ballkanin e Hapur

E publikuar: 09/06/2022 22:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i BDI’së Ali Ahmeti thotë se s’ka asnjë lidhje në mes të Rusisë dhe Ballkanit të Hapur.

Ai ka komentuar deklaratën e ministrit të jashtëm të Rusisië, Sergei Lavrov, për këtë nismë rajonale.

“Sa i takon deklaratës së Lavrovit, sigurisht që Lavrov është shumë i zgjuar, është shumë dinak, edhe ka hedhur një fishekzjarrë me të cilën fishekzjarrë do të merremi të gjithë ne tani se ‘Ballkani i Hapur është nismë dhe e mbështetur edhe nga Rusia””, tha Ahmeti.

“S’ka të bëjë kjo punë as me Lavrovin as me Kremlinin”, shtoi ai në “Çim Peka Live” në SyriTV.

Ahmeti tha se mbështet Ballkanin e Hapur, pasi e sheh si intrument për pajtimin në Ballkanin Perëndimor.

Ministri i Jashtëm rus Lavrov, tha ditë më parë, se Ballkani i Hapur ishte një iniciativë serbe dhe se Rusia e mbështeste këtë.