Ali Ahmeti më keq se Enver Hoxha emëron funksionarët

E publikuar: 04/04/2016 16:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shkruan: Kim Mehmeti

Shqiptarëve të Maqedonisë u ndodhi ‘Sopoti’, ‘Brodeci’, ‘Monstra’, likuidimi i Harun Aliut me shokët, rrahja e dhjetëra të rinjve shqiptarë, Nata e Tradhtisë së Madhe në Kumanovë, deshqiptarizimi i Shkupit dhe Maqedonisë…, pra u dhunua privatësia e shumë motrave e nënave shqiptare, të cilat i zgjoi nga gjumi policia e regjimit VMRO-BDI, u prek pra më intimja e shumë familjeve të pambrojtura shqiptare, në shtëpitë e të cilave, po ajo polici, hynte si nëpër vendbanime pa pronarë, por kryetarit të BDI-së, le që nuk i shkoi ndërmend braktisja e qeverisë, por na quante armiq neve që kritikonim këto veprime të regjimit ku bënte pjesë partia e tij! Dhe tani, kur BDI-ja mbeti pa popull, ai ofron edhe një dëshmi sa tallës e mospërfillës është ndaj parisë dhe popullit të vet: më lehtë ai i zgjedh dhe i emëron ministrat që do e kenë në duar fatin e popullit, se sa dikur Enveri Hoxha, drejtorët e kooperativave bujqësore, që vendosnin për fatin e bagëtisë së fshatit!