Ali Ahmeti: Europë, Amerikë, NATO, faleminderit që pëkrahet UÇK-në në ndërprerje të gjenocidit ndaj shqiptarëve të Kosovës

E publikuar: 13/12/2025 13:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, në fjalimin e tij në protestën që po mbahet në Shkup në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë, ka falënderuar fuqitë që përkrahën shqiptarët dhe UÇK-në.

“Europë, Amerikë, NATO, faleminderit që filozofinë e veprimtarinë të njerëzve më të mëdhenj të kombit tonë, na i shpërblyet në përkrahje të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe në ndërprerje të gjenocidit të mëtejmë të shqiptarëve të Kosovës”.

“Prandaj, jemi mirënjohës Gjeneral Clark me dëshminë e tij të pamohueshme dhe të pakontestueshme. I jemi mirënjohës zv.sekretarit të Shetit, James Rubin, si dhe ambasadorit që punoi shumë në rajon për paqe e stabilitet, Christopher Hill”.

Nga ky shesh, po i drejtohemi edhe Europës, tha Ahmeti.

Ai tha se i takonte asaj lëvizje që nuk kërkonte t’ua marrë e mohojë lirinë të tjerëve, por liri e drejtësi kërkonte për shqiptarët.