Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti takoi në Shkup përfaqësuesin Special të OSBE-së për Ballkanin Perendimor, Ambasasorin Gerard Stoudman dhe Komisaren e Lartë për të drejtat e komuniteteve, Astrid Thors.
Kryetari Ahmeti shprehu mirënjohje për kontributin konstruktiv të OSBE dhe komunitetit ndërkombëtar në tejkalimin e situatës shumë të vështirë në Kumanovë.
Ahmeti kërkoi bashkëpunim dhe komunikim më të madh rajonal për të gjitha çështjet sepse dhuna dhe destabilizimi nuk janë interes i askujt.
OSBE shprehu shqetësim për krizën politike dhe situatën e sigurisë në vend si dhe theksoi gatishmëri për të ndihmuar në tejkalimin e gjendjes, thuhet në njoftimin e Zyrës së BDI-së.