Sipas ueb-faqes shqiptare në Tetovë “Tetova1”, Ali Ahmeti ka marrë vendimin të largohet nga koalicioni me Nikola Gruevskin dhe shkak duket se janë bërë publikimi i përgjimeve nga opozita për aferat e qeverisë, por edhe fyerjet e zyrtarëve të lartë të qeverisë ndaj shqiptarëve.
Gjithashtu edhe konflikti i armatosur në Kumanovë është një tjetër arsye që mund ta shtyjë Ahmetin të “divorcohet” nga Gruevski.
Kjo do të sillte edhe rrëzimin e qeverisë së Gruevskit të mbetur pa mbështetje dhe do ta fuste vendin në zgjedhje të parakohshme, ndërsa vendi do të qeveriset nga një qeveri teknike deri në zgjedhjen e tjetrës.
Shqiptarët kanë lëshuar një lumë me akuza e etiketime ndaj Ali Ahmetit dhe kreut të PDSH-së Mendu Thaçi, pasi ata nuk janë prononcuar ende në lidhje me ngjarjet në Kumanovë. Ata janë quajtur tradhtarë, anti-shqiptarë dhe që mbështesin Gruevskin dhe dhunën e tij ndaj shqiptarëve.