Kryetarja e parlamentit të Serbisë, Maja Gojkoviq gjatë vizitës që po zhvillon në Algjeri është takuar me presidentin algjerian, Abdelaziz Bouteflika
Abdelaziz Bouteflika ndër të tjera e ka siguruar Gojkoviqin se Alegjeria e respekton integritetin territorial dhe sovranitetin e Serbisë, duke thënë se shteti i tij nuk do ta njohë Kosovën.
Sipas një komunikate për media lëshuar nga Parlamenti i Serbisë, Gojkoviq ka siguruar Presidentin Bouteflika se Serbia është e përkushtuar në përmirësimin e marrëdhënieve me aleatin e e saj tradicional, Algejrinë, transmeton Indeksonline.
Ndërkaq, Bouteflika tha se miqësia me Serbinë ka një reputacion të mirë tek populli algjerian që daton prej kohës kur dy vendet kishin marrëdhënie më të mira. Presidenti algjerian ka shprehur dëshirën që të pëmirësoj marrëdhëniet me Serbinë në fushën e politikës, ekonomisë dhe kulturës