Mesfushori kamerunas, Alexandre Song, ka shprehur dëshirën për ta vazhduar karrierën në Angli.
Lojtari afrikan është i huazuar te West Ham United nga Barcelona por ka treguar se dëshiron të mbetet edhe më tej në futbollin anglez.
Ish-lojtari i Arsenalit nuk e di nëse do të nënshkruaj përsëri me West Hamin, pasi për të interesohen skuadra tjera.
“Unë po ndihem mirë në Angli dhe familja ime gjithashtu. Këtu dëshiroj të mbetem edhe më gjatë. Nuk mund të them nëse do të mbetem në West Ham, por vetëm se dua të vazhdoj të luaj këtu”, tha Song.
Ndryshe për të interesim ka shprehur edhe Liverpool dhe Manchester United.
Alex Song nuk dëshiron të kthehet te Barça
NGA KATEGORIA