Aleksanër Lumezi heq “sekretin shtetëror” të Dardan Nuhiut

09.04.2015 16:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Print

I nominuari për Kryeprokuror të Shtetit, Aleksandër Lumezi, është vetë ai që përmes një deklarate që e ka dhënë për kallo.com, e ka hequr “sekretin shtetëror”, që po e klasifikon shefi i Inteligjencës Financiare, Dardan Nuhiu, për llogaritë bankare të Lumezit.
Kandidati për të ardhur në krye të organit të akuzës, e ka sqaruar në këtë deklaratë qarkullimin e tij bankar, që dje e kishte publikuar Gazeta Blic, e që për Dardan Nuhiun, Gazeta Blic e Astrit Gashi do të kenë pasoja të pariparueshme.

“Këto janë të ardhurat e mia të cilat kanë hy nga rroga nga viti 2000 deri në vitin 2014 deri kur kam aplikuar për procesin e parë për kryeprokuror. Është e vërtetë se unë jam i autorizuar në dy llogari bankare, njërën të nënës, e tjetrën të axhës tim”, ka thënë Aleksandër Lumezi.

Ai thotë se afatizimi dhe ri-afatizimi i parave në bankë ka krijuar keqkuptime, sepse ajo janë llogaritur si qarkullim bankar dhe jo si shumë reale e cila gjendet në llogari.

“Ato mjete janë për një kohë të gjatë në bankë dhe unë kam qasje në këto para vetëm nëse ata vdesin. Paratë nuk janë në atë shumë në të cilën janë publikuar. Në konton e nënës sime janë rreth 70 mijë euro, ndërsa në të axhës janë 40 mijë euro. Të dhënat që janë publiku janë të dhëna për qarkullimin bankar e jo për shumën e parave të cilat janë të deponuara”, shton Lumezi, raporton gazeta blic.

“Shifrat janë të atilla për shkak se këto para sa herë që janë afatizuar apo janë transferuar janë llogaritur si qarkullim bankar. Nëse kanë qenë 40 mijë euro në konto dhe janë afatizuar për një vjet, atëherë pas një viti është dashur të afatizohen sërish dhe në atë moment ato regjistrohen si qarkullim i ri bankar. Mirëpo, paratë janë të njëjtat po ato 40 mijë euro”, sqaron Lumezi.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Haradinaj: Kosova të veprojë menjëherë që në samitin e ardhshëm të NATO-s të diskutohet kandidatura e saj për anëtarësim

Haradinaj: Kosova të veprojë menjëherë që në samitin e ardhshëm të NATO-s të diskutohet kandidatura e saj për anëtarësim

Nga 14 korriku, “Giveaway”-t hyjnë nën rregulla ligjore: kërkohet leje dhe pagesë e tatimit 18%

Nga 14 korriku, “Giveaway”-t hyjnë nën rregulla ligjore: kërkohet leje dhe pagesë e tatimit 18%

Shefi i NATO-s thotë se komentet e Trump janë si ‘grindje familjare’

Shefi i NATO-s thotë se komentet e Trump janë si ‘grindje familjare’

Haxhiu takohet me Spancen, diskutojnë për ndryshimet ligjore që synojnë forcimin e pavarësisë institucionale

Haxhiu takohet me Spancen, diskutojnë për ndryshimet ligjore që synojnë forcimin e pavarësisë institucionale

S’ka fluks të madh të pritjeve të mërgimtarëve nëpër kufi

S’ka fluks të madh të pritjeve të mërgimtarëve nëpër kufi

Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së

Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së

Rreshteri që tregoi se vetura e Lushtakut s’e rrezikoi eskortën e Kurtit kthehet në punë

Rreshteri që tregoi se vetura e Lushtakut s’e rrezikoi eskortën e Kurtit kthehet në punë

Abazi: Kurti është në mision të shpërbërjes së Republikës së Kosovës

Abazi: Kurti është në mision të shpërbërjes së Republikës së Kosovës

Gërvalla: Forcimi i drejtësisë dhe besimit institucional, parakusht për një Kosovë më të fuqishme

Gërvalla: Forcimi i drejtësisë dhe besimit institucional, parakusht për një Kosovë më të fuqishme

Kurti kthehet nga simpoziumi, merr pjesë në përvjetorin e KOSTT: Po hyjmë në një fazë të re të tranzicionit energjetik

Kurti kthehet nga simpoziumi, merr pjesë në përvjetorin e KOSTT: Po hyjmë në një fazë të re të tranzicionit energjetik

Erdogan iu kërkon aleatëve të NATO-s të heqin kufizimet në industrinë e mbrojtjes

Erdogan iu kërkon aleatëve të NATO-s të heqin kufizimet në industrinë e mbrojtjes

Presidenti Begaj qëndron për dy ditë në Luginë të Preshevës, zbardhet agjenda

Presidenti Begaj qëndron për dy ditë në Luginë të Preshevës, zbardhet agjenda

Gjini: Ritmi aktual po na lë prapa rajonit, Kosova ka nevojë për reformim radikal të ekonomisë

Gjini: Ritmi aktual po na lë prapa rajonit, Kosova ka nevojë për reformim radikal të ekonomisë

Ambasada e SHBA-së: Kosova po krijon mundësi të reja për investime amerikane

Ambasada e SHBA-së: Kosova po krijon mundësi të reja për investime amerikane

Erdogan në Samitin e NATO-s: Turqia kontribuon në misionet e Aleancës, përfshirë edhe në Kosovë

Erdogan në Samitin e NATO-s: Turqia kontribuon në misionet e Aleancës, përfshirë edhe në Kosovë

Atletet e bardha të Ramës marrin vëmendjen në Samitin e NATO-s, Rutte i tregon Trumpit

Atletet e bardha të Ramës marrin vëmendjen në Samitin e NATO-s, Rutte i tregon Trumpit