Deputetja e Lëvizjes Vetëendosje, Albulena Haxhiu, e cila është propozuar për Kryeparlamentare nga Lëvizja Vetëvendosje, është deklaruar para vazhdimit të seancës konstituive.
Haxhiu tha se VV vazhdon të ketë qëndrim të njejtë sa i përket çështjes së kryeparlamentarit, teksa ka konfirmuar takimin konsultativ me partitë tjera.
“Ne vazhdojmë të mbajmë qëndrimin e njëjtë”, ka thënë Haxhiu.
Në dy votime, ajo s’ka marrë votat e nevojshme. Nga 61 sa duhen, Haxhiun e kanë votuar vetëm 57 deputetë.
Në seancën e së hënës, propozimi nuk u hodh fare në votim.
Nënkryetari i VV’së, Glauk Konjufca, kërkoi kohë shtesë dhe marrëveshje me partitë e tjera politike për këtë çështje.


















