Deputetja në arrati e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu e cila sot nuk u dok në sallën e Kuvendit ani pse ishte shprehur e gatshme të marrë pjesë, siç duket ka vendosur që ti shikojë nga TV-ja ngjarjet e sotme që janë duke ndodhur.
Haxhiu përmes një postimi në Facebook ka shkruar se brutaliteti i regjimit diktatorial në fakt është panik nga theqafja e pashmangshme e tyre.
Lexoni postimin e plotë:
Këto ditë dhe këto orë qytetarët po përjetojnë dhunën e shfrenuar të një regjimi që tashmë jo vetëm i ka braktisur ata dhe interesat e Republikës por është kthyer kundër.
Kokëfortësia në dukje dhe brutaliteti i regjimit diktatorial në fakt është panik nga theqafja e pashmangshme e tyre.