Albulena Haxhiu: Kur dola nga spitali, kuptova për shpifjet ndaj meje

22.02.2016 20:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Albulena Haxhiu: Kur dola nga spitali, kuptova për shpifjet ndaj meje

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka paralajmëruar padi penale e civile ndaj personave të cilët në medie të ndryshme dhanë lajme të rrejshme, duke thënë se Haxhiut në QKUK i është gjetur gaz lotsjellës në trup.

Haxhiu përmes një postimi në profilin e saj zyrtar në rrjetin social “Facebook”, ka falënderuar të gjitha mediet që janë distancuar nga, siç i quajti ajo, keqbërjet mediatike.

Ajo po ashtu ka thënë se nuk ka qenë në dijeni për shpifjet ndaj saj për sa kohë ishte e shtrirë në QKUK.

“Të jesh indiferent përballë një krimi, ndoshta nuk të bën pjesë në krim, ama e ndihmon krimin “të lulëzojë”. Dhunimi mediatik i personalitetit të cilitdo qytetar, veçanërisht të gruas në një shoqëri me tipare kulturore konservative e patriarkale, unë mendoj se është i barabartë me dhunimin fizik, dhe është krim. Këtë krim do ta adresoj përmes padive penale e civile ndaj personave përgjegjës për të dyja llojet e dhunës”, ka shkruar Haxhiu.

Postimi i plotë i Albulena Haxhiut në Facebook:

“Miq e mikesha të nderuara,

Unë dje me rekomandim të mjekut kujdestar kam dalë nga Qendra Klinike Universitare, ku kam qenë e shtruar prej ditës së premte, pas tronditjes që kam marrë prej dhunës policore. Aktualisht jam mirë, dhe do të jem në arrest shtëpie, për 30 ditë.

Dëshiroj të falënderoj të gjithë ata që këto ditë janë treguar solidarë dhe të dinjitetshëm, në situatën të cilën kalova, të cilën nuk ia uroj askujt që ta provojë. Vetëm pasi dola nga klinika mora vesh për një fushatë shpifjesh, me qëllim cënimin e dinjitetit tim, por nuk u mërzita kur pashë se sa shumë qytetarë, njerëz të moshave të ndryshme, gra e burra, të profileve të ndryshme profesionale e politike, kishin reaguar në mbështetje, kundër brutalitetit fizik policor, dhe kundër brutalitetit moral mediatik.

Falenderoj ata gazetarë e profesionistë të medias që në respekt të deontologjisë së profesionit të tyre, janë distancuar dhe i kanë denoncuar këto keqbërje mediatike. Të jesh indiferent përballë një krimi, ndoshta nuk të bën pjesë në krim, ama e ndihmon krimin “të lulëzojë”. Dhunimi mediatik i personalitetit të cilitdo qytetar, veçanërisht të gruas në një shoqëri me tipare kulturore konservative e patriarkale, unë mendoj se është i barabartë me dhunimin fizik, dhe është krim. Këtë krim do ta adresoj përmes padive penale e civile ndaj personave përgjegjës për të dyja llojet e dhunës.

Falënderoj po ashtu mjekët, të cilët më kanë ndenjur pranë në kushte shumë të vështira. Në sallën e reanimacionit të QKUK, ku unë isha e shtruar, kanë ndenjur vazhdimisht një numër i madh policësh me dhe pa uniformë, të cilët kanë shqetësuar vazhdimisht të sëmurët, mua personalisht, si dhe mjekët e stafin shëndetësor. Një dhunë e tillë policore në premisa të spitalit është e papranueshme prej çdo kodi etik të klinikës, por edhe prej ligjeve në fuqi. Fatkeqësisht edhe në këtë rast kemi të bëjmë me një sjellje me dy standarde të policisë, e cila nuk guxon të jetë kaq “këmbëngulëse” kur në spital vijnë “për pushime” njerëz të pushtetit që janë dënuar me burgime të gjata.

Në këto momente, shumë deputetë e aktivistë të opozitës janë në paraburgim, disa prej tyre në arrest shtëpiak e disa janë të përndjekur me masa të tjera policore. Thuajse të gjithë ne po sulmohemi me fushata shpifjesh mediatike. E gjithë kjo ka ndodhur për shkak të bindjeve dhe angazhimit tonë politik. Fatkeqësisht, jetojmë në një vend ku krimi e korrupsioni janë të paprekshëm, dhe mund të përdorin kanale të caktuara policore e mediatike për të shtypur e për të shantazhuar opozitarët apo çdo qytetar që nuk është i lidhur me pushtetin.

Beteja jonë është për një Kosovë më të mirë, me një shtet të së drejtës, me një demokraci pjesëmarrëse qytetare, me një kulturë e mentalitet tjetër qeverisës, e me ndëshkueshmëri të abuzimeve, qofshin fizike, qofshin morale. Nëse nuk arrijmë të kufizojmë pushtetet, cilatdo qofshin ato, e nëse nuk arrijmë ta ndëshkojmë abuzivizmin fizik e moral, atëherë gjithnjë viktimat do të jenë ata që nuk kanë akses në pushtet, pra më të dobëtit e shoqërisë. Pushteti shtetëror dhe ai privat duhet të jenë gjithnjë të kufizuara me ligj, në mënyrë që të lindin liritë dhe të drejtat publike, grupore dhe individuale.

E ne nuk do të ndalemi, deri sa t’i arrijmë këto liri e të drejta, së bashku e për të gjithë!” (sic), ka shkruar Haxhiu.

/telegrafi/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Berisha pas vizitës së ambasadorit amerikan, “SPAK është armik i pluralizmit, amnistoi krimin elektoral”

Berisha pas vizitës së ambasadorit amerikan, “SPAK është armik i pluralizmit, amnistoi krimin elektoral”

Kurti 4 rikthen Kodin e ri Civil, u bllokua për shkak të nenit që u hapte rrugë martesave të personave të gjinisë së njëjtë

Kurti 4 rikthen Kodin e ri Civil, u bllokua për shkak të nenit që u hapte rrugë martesave të personave të gjinisë së njëjtë

Deputeti i LVV-së: Shpejt do ta bëjmë ligjin për automjete, kufizimi i importit me 10 vjet është i pakumtimtë

Deputeti i LVV-së: Shpejt do ta bëjmë ligjin për automjete, kufizimi i importit me 10 vjet është i pakumtimtë

“Nuk mjaftojnë 10 apo 20 milionë” – Rashiti kërkon 100 milionë euro për mobilizim ndërkombëtar për Specialen

“Nuk mjaftojnë 10 apo 20 milionë” – Rashiti kërkon 100 milionë euro për mobilizim ndërkombëtar për Specialen

Ish-ministri gjerman i reagon Daçiqit për “valvitjen e flamurit serb mbi Prizren”: E gjora Serbi, kjo çon në luftë

Ish-ministri gjerman i reagon Daçiqit për “valvitjen e flamurit serb mbi Prizren”: E gjora Serbi, kjo çon në luftë

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm