Albulena Haxhiu ia ndalë mikrofonin Hykmete Bajramit

E publikuar: 05/03/2026 21:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu ia ka ndërprerë fjalën deputetes Hykmete Bajrami, pasi sipas saj ajo ka mbajtur fjalim që nuk i përkasin rendit të ditës.

“Rregullorja ma jep të drejtën që kur jeni jashtë rendit të ditës, ta ndërpresë fjalën”, ka deklaruar Haxhiu, transmeton IndeksOnline.

Më pas deputetës ia lëshuan mikrofonin dhe Bajrami tha; “Jemi në rend të ditës saherë flasim për qytetarët nuk ka rënd të ditës më të rëndësishëm që mos mi çu qytetarët në zgjedhje prap…”.

Derisa po fliste Bajrami, asaj iu ndërpre sërish fjalia dhe nuk iu dha më.

Në seancë po shqyrtohen ndryshimet kushtetuese që lidhen me mënyrën e zgjedhjes së presidentit të vendit. Në nisje të seancës është bërë e ditur se Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) do t’i mbështesë amendamentet e propozuara.

Amendamentet kushtetuese, të cilat janë miratuar më parë në Komisionin Parlamentar për Legjislacion, parashohin ndryshimin e mënyrës së zgjedhjes së presidentit të Kosovës.