Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, duke folur për sistemin e drejtësisë, ka akuzar kreun e Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, për një mori çështjesh.
“Ishim dëshmitarë të shumë skandaleve të insitutioneve të drejtësisë, e po ashtu edhe Gjykatës Kushtetuese. Enver Hasani, ai që për kaq vjet drejtoi Gjykatën Kushtetuese, është personi që shënon personin më të ultë profesional dhe njerëzor. Nuk ka rast me peshë për Kosovën, që Enver Hasani nuk ka mbajtur anë kundër”, ka thënë Haxhiu në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës./Indeksonline/