Albulena Haxhiu dhe Përparim Gruda shtrëngojnë duart në studion

E publikuar: 17/04/2025 22:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka qenë e ftuar në studion e emisionit “Politiko” me Kushtrim Sadikun në Kanal10. Pas përfundimit të intervistës, ajo shtrëngoi duart me deputetin e zgjedhur të PDK-së, Përparim Gruda.

Moderatori Kushtrim Sadiku, njoftoi se në sfond të studios ishte Përparim Gruda dhe e ftoi për një shtrëngim duarsh.

Haxhiu: Nuk kam problem me ia zgjat dorën.

Gruda: Për shikues më mirë do të ishte të ishim bashkë (në studio), që t’i përballim argumentet

Haxhiu: Sigurisht, patjetër, ne këtu jemi.