Albulena Haxhiut i bastiset banesa (Foto)

E publikuar: 19/11/2015 20:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputetes së VV’së, Albulena Haxhiu i është bastisur banesa nga Policia e Kosovës.

Kjo gjë është publikuar nga burri i saj Alban Krasniqi në Facebook, ku ka krahasuar gjendjen e tanishme me atë të regjimit të Millosheviçit.

“Si në Regjimin e Millosheviqit ashtu edhe tani në diktaturën e Hashimisës çdo goditje veç sa na bën më të fortë. Sot u rikthyem në banesën tonë të demoluar nga njësia SS dhe gestapoja e pushtetit. Miqtë dhe dashamirët janë të mirëseardhur . Paramilitarët me maska i pret flamuri. Dryrin do ua kthej në ndonjërën nga protestat e radhës”.