Albion Rrahmani bashkohet me Ermal Krasniqin, 5 milionë euro transferi i tij

E publikuar: 17/08/2024 23:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-golashënuesi i Superligës së Kosovës në futboll, Albion Rrahmani, do të jetë përforcimi i radhës i Spartës së Pragës.

Digisport në Rumani ka raportuar se sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, është transferuar për 5 milion euro nga Rapidi i Bukureshtit, në kryeqendrën e Çekisë.

Pos kësaj, klubi rumun do të përfitojë edhe 15% na shitja e parë që Sparta ia bën futbollistit.

Po kaq përqindje ka edhe kampioni i Kosovës, Ballkani, që do të përfitojë rreth 750 mijë euro nga shkuarja e Rrahmanit prej Rapidit në Pragë.

Suharekasit kishin përfituar edhe 600 mijë euro kur e arritën marrëveshje për kalimin e Rrahmanit në Bukuresht.

Futbollisti llapjan qëndroi për dy sezone te kampionët e Kosovës, duke fituar dy herë titullin kampion me Ballkanin, bashkë me suksesin historik në arenën ndërkombëtare.

Te Sparta e Pragës, Rrahmani bashkohet me ish-bashkëlojtarin e sukseseve të mëdha në Kosovë, Ermal Krasniqin, teksa skuadra e tyre tani është afër kualifikimit në grupet e Ligës së Kampionëve, meqenëse gjendet në fazën e PlayOff-it.