Albin Tahiri ka bërë debutimin me ski në PyeongChang të Koresë së Jugut.
Pjesëmarrësi i Kosovës në Lojërat Olimpike Dimërore është renditur në vendin e 37-të.
Foto nga: FB/ Kosovo National Olympic Committee
Në këtë garë ishin pjesëmarrës 65 garues dhe gjithsej dhe nga dy garime 28-vjeçari kishte kohën 2:23.40 sekonda.
Kjo pozitë vlerësohet e suksesshme, bazuar në kushtet që mbretëruan sidomos në garën e sllallomit, ku shumë garues u diskualifikuan.
Në garën e parë, atë të lëshimit përfundoi në vendin e 55-të me kohë 1:23:84.

Në garën e dytë, skijim në Alpin në Kombinuar u rendit në vendin e 36-të me kohë 59:56.

Pas dy garave Tahiri u rëndit në vendin e 37-të me kohë 2:23:40. 
Në vazhdim reprezentuesi i Kosovës do të garojë edhe në katër disiplina tjera. /Telegrafi/
Foto nga: FB/ Kosovo National Olympic Committee

















